22:41 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nisin hetimet për kroatin që rrëmbeu Bleona Matën

Pas publikimit në ’’Pa gjurmë’’ Krimet e Rënda nisin hetimet për shtetasin kroat Sadat Toslic i dyshuar si rrëmbyes i katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Mata dhe 7-vjeçari Mitat Ibrahimi  nga fshati Goran i Mesëm i Maqedonisë së Veriut. Në studion e Report Tv nëna e Bleona Matës deklaroi edhe njëherë se ka parë në fshat kroatin e dyshuar, në ditën e rrëmbimit të saj. E përlotur në studio tha se i vjen keq që nuk është pranë vajzës së saj në moshën më të rëndësishme.

“Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë por edhe ditën që ka humbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapucc në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi   jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh. Vajza ime është vetëm, po vuan dënim pa bërë krim. Ajo po vuan atë dënim, por nuk bën dot as një telefonatë”, u shpreh nëna e Bleona Matës.

Ndërsa gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno u shpreh se dinamika se si ka ndodhur ngjarja rrit edhe njëherë dyshimet mund të jetë pikërisht kroati Sadat Toslic.

“Një nga kushërinjtë e vajzë shkoi pranë grupit hetimor për të dhënë informacion për zhdukjen e vajzës. Nga vajza nuk u gjet asnjë shenjë në fshat pas zhdukjes pasi ne kemi kontrolluar në çdo shkurre, çka të bën të mendosh se autori i rrëmbimit ka ardhur dhe ka ikur BLIC. Unë dyshoj se mund të jetë Sadat që e ka rrëmbyer vajzën. Kam përshtypjen që vajzat fshehin diçka. Bleona ka qenë në shoqërinë e 5 vajzave dhe nuk kanë qenë në ndonjë distancë shumë të lagët. Pylli është lart dhe ka qenë në një zonë ku nuk kishte as pisha. Pyetja në këtë rast shtrohet se në çfarë rrethanash është zhdukur vajza. Ato fshehin diçka për të mbrojtur njëra tjetrën. Ndoshta ndonjë nga vajzat ka pasur lidhje intime me vajzën. Dosja mund të nisë sërish hetimet”. u shpreh Qyno.

Nga ana tjetër në një lidhje telefonike në Report Tv, gjyshi i Bleona Matës u shpreh se prej vitesh nuk flet me të birin, babain e Bleonës i cili e ka fajësuar që nuk i ka treguar menjëherë lajmin për humbjen e vajzë. Ai tha se kushdo mund të jetë rrëmbyesi i vajzës së saj, pasi pas kaq shumë vitesh nuk ka më besim as te këmisha e tij.

“Ai është në Kroaci prej një viti. Merret me ndërtim. Jeton vetëm atje, familjen e ka në Tiranë. Skenari i humbjes qëndron te fakti se ka qenë me 5 vajza të tjera. Vajza ime ka shkuar të kthejë lopët. Asnjë nuk i del zot kësaj pune. Me djalin i kemi prishur hesapet që prej 5 vitesh. Jemi zënë se ne nuk e njoftuam se ka humbur vajza sepse menduam se do e gjenim. Kur erdhi nga Maqedonia u mërzit pse nuk e kishim njoftuar. Unë jam 100% i bindur që nuk ka gisht. Unë e ka gjithmonë se nuk kam më besim as te këmisha ime”, u shpreh Zenel Mata.

Mitat Ibraimi u rrëmbye më 19 mars të vitit 2010 nga fshati Goran i Mesëm në Maqedoni e Veriut, ndërsa dy muaj më pas të po këtij viti u zhduk edhe Bleona Mata, nga fshati Zapod i Kukësit. Policia e shtetit kroat ka vënë gishtin mbi një shtetas kroat që dyshohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijeve të tjerë. Vetëm para pak ditëve, emisioni investigativ ”Pa Gjurmë” në Report Tv raportoi këtë lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm. Shtetasi kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagrep dhe është burgosur nga autoritetet kroate. 40-vjecari Sadat Toskic ka përfunduar në burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars të vitit 2012 së bashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 42-vjece kanë rrëmbyer 4 fëmijë shqiptarë dhe i kanë regjistruar me dokumente false në Zagrep, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit. Pasi ’’Pa gjurmë’’ zbuloi identitetin e kroatit, i cili dyshohet si personi që ka rrëmbyer edhe Bleona Matën, në një lidhje telefonike, e ëma e Bleona Matës hodhi dyshime tek familja e ish-burrit duke thënë se mund të jetë një prej tyre, për faktin se të gjithë janë të pajisur me letra kroate. Ajo tha se personin e dyshuar si rrëmbyesi i Bleonës e ka parë në fshat.

Kjo ngjarje pati jehonë edhe përtej kufijve shqiptarë, nga ku nisën menjëherë kontaktet me bashkëpunëtorët tanë atje, gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje live konfirmoi lajmin dhe raportoi të tjera detaje. Ai sqaroi se Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve.