Nisin hetimet për racizëm ndaj Christophe Galtier

Ministria Publike Franceze hapi, këtë të premte, një proces hetimi për Christophe Galtier, i cili akuzohet për racizëm nga një ish-menaxher i Nice, Julien Fournier.
Njoftimi është bërë nga Xavier Bonhomme, prokuror publik i qytetit të Nicës, i cili tha se po kryhen kontrolle në ambientet e les aiglons.
Kujtojmë se Julien Fournier, ish-menaxheri i Nices, së fundmi ka zbuluar komente raciste të Galtier, aktualisht në Paris Saint-Germain, kur ishte në krye të Nice.
Rasti do të ketë ndodhur në gusht 2021.Galtier tashmë këtë të premte është “tronditur” nga akuzat për të cilat është vënë në shënjestër, duke premtuar se do të luftojë për drejtësi. Ka reaguar edhe Paris Saint-Germain, në një deklaratë, duke shprehur mbështetjen për trajnerin.