75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Nisin hetimet për shpenzimet e derivatëve nga deputetët e parlamentit të Kosovës!

Shpenzimet e pakontrolluara dhe të keqpërdorura të derivateve nga disa deputetë të Parlamentit të Kosovës mund të iu kushtojnë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se javën që lamë pas Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Task Forcën ka nisur hetimet ndaj shpenzimeve të derivateve për deputetët.

Disa nga deputetët dyshohen se kanë mashtruar me vendbanimin e tyre për të shfrytëzuar mundësinë e përdorimit të derivateve, ndërsa ka dyshime se disa nga ta kanë mashtruar edhe me arsyet e udhëtimeve zyrtare në këmbim të përdorimit të derivateve nga buxheti i shtetit.

Më parë në media janë publikuar listat e shpenzimeve të derivateve nga deputetët ku vërehet se disa nga ta ndër vite kanë bërë shpenzime enorme në “kurriz” të buxhetit të shtetit./Indeksonline/