75 Mall Live Search
18:50 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Nisin hetimet për tifozin që goditi me banane Vinicius Jr. në ndeshjen ndaj Albacete

Albacete ka njoftuar se ka nisur kërkimet për identifikimin e personit përgjegjës për një akt të rëndë racist, pasi gjatë ndeshjes kundër Real Madridit një banane u hodh në drejtim të Vinicius Junior.

Incidenti ka njollosur një mbrëmje historike për klubin spanjoll. Historia kryesore e javës në Spanjë ishte eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Albacetes të mërkurën mbrëma, me golin vendimtar në minutat e fundit nga Jefte Betancor.

Megjithatë, ndeshja u errësua nga një episod i shëmtuar, i cili u pasqyrua edhe në raportin zyrtar të arbitrit, hedhja e një bananeje drejt yllit brazilian Vinicius Junior.