Nisin kërkimet për një të moshuar në fshatin Loshkobare të Ferizajt

Shoqata për Kërkim -Shpëtim, ka njoftuar se kanë nisur një operacion për gjetjen e një moshuari, i cili është shpallur i humbur nga familja.
Rasti ka ndodhur në fshatin Loshkobare të Ferizajt.
Sipas familjes, ai është larguar nga shtëpia gjatë pasdites dhe deri më tani nuk është kthyer.
“Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim janë në terren dhe po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim.
Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë organet kompetente.