75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 26 Korrik 2024 / Gj. Sh

Nisin Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, Shqipëria parakalon në ceremoninë e hapjes

Ka nisur ceremonia e Lojërave Olimpike Paris 2024. Me festën e inaugurimit që për herë të parë në histori nuk do të zhvillohet në një stadium.

Organizatorët francezë kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe, me 10500 sportistët që kanë nisur të parakalojnë me rreth 850 varka në lumin Sena.

Ndër delegacionet e para që parakaluan ishte edhe ai i Shqipërisë, që do të përfaqësohet me 8 sportistë.

Përkatësisht me Luiza Gegën dhe Franko Burrajn në Atletikë, Zelmikhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev në Mundje, Manjola Koninin në Qitje si dhe Grisi Koxhakun e Kaltra Meçën në Not.