08:53 / E Enjte, 21 Janar 2021 / A. S

Nisin ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, rikthehet gjuha spanjolle në uebfaqen e saj

Uebfaqja e Shtëpisë së Bardhë ka pësuar disa përditësime e të cilat reflektojnë edhe ndryshimin që ka ndodhur brenda shtëpisë më të rëndësishme të botës, me ardhjen e Joe Bidenit president i ri i ShBA-së, shkruan CNN-i, transmeton IndeksOnline.

Ky ndryshim nënkupton rikthimin e sërishëm të seksionit të gjuhës spanjolle brenda faqes së  Shtëpisë së Bardhë gjuhës spanjolle brenda saj, dhe e cila ishte larguar gjatë mandatit të Trumpit.

Ndonëse në 2017 ishte thënë se uefaqaja do të rregullohej dhe sërish do të ishte gjuha spanjolle kjo nuk kishte ndodhur.

Nga ana tjetër faqja e Shtëpisë së Bardh në Twitter @LaCasaBlanca ishte aktive.

Gjatë performancës së saj në inagurimin e presidentit Biden, këngëtarja latine, Jennifer Lopez, gjatë këndimit, i përshëndeti të gjithë në gjuhën spanjolle./IndeksOnline/