Nisin përgatitje për Vidovdan nga Mazgiti, bllokohet njëri shirit i rrugës

Pamje ilustrim
Kanë nisur përgatitjen për Gazuimestan, aty ku shënohet festa e njohur si Vidovdani, e cila përkon me 629 vjetorin e humbjes së Betejës së Kosovës.
Siç mëson IndeksOnline njëra pjesë e rrugës së fshatit Mazgit është bllokuar, ndërsa disa patrolla të policisë po qëndrojnë aty.
Çdo 28 qershor serbët nga Kosova e të ardhur nga Serbia, e shënojnë Betejën e humbur të Kosovës me ritet e tyre fetare të festës së Vidovdanit. Festa e Vidovdanit, që për serbët do të thotë pasqyrim i popullit serb dhe dëshmi e asaj se kush çka ka qenë, sivjet shënon edhe 629-vjetorin e Betejës së Kosovës, ku ishte vrarë sulltan Murati i Turqisë, por nga e cila betejë Serbia kishte dalë e humbur nga ushtria turke