75 Mall Live Search
16:53 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / AR

Nisin përgatitjet, nesër dita memoriale për policët e rënë në detyrë

Kanë filluar përgatitjet për shënimin e ditës memoriale për policët e rënë në detyrë.

Pranë objektit të Policisë së Kosovës, janë vendosur flamujt e Kosovës dhe Policisë, raporton Indeksonline.

Njoftimi i Policisë për ceremoninë e nesërme:

Me rastin e shënimit të ditës mermoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, me datë 26.07.2022 do të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës, andaj ftojmë qytetarët dhe mediat të përcjellin këtë ceremoni përkujtimore.

Në vijim keni informacionet shtesë dhe agjendën për këtë ceremoni përkujtimore.

AGJENDA – 26.07.2022

11:00  – VENDOSJA E KURORAVE

              Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.

              Marrin pjesë personalitetet dhe gazetarët.

11:10 –  HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE

              Rr. “Luan Haradinaj – Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.

              Marrin pjesë të gjithë të ftuarit dhe qytetarët.

11:15 – FJALIMET

11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE

12:00  – PËRFUNDIMI