75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / Gj. Sh

Nisin punimet e Kuvendit, garë e nxehtë e gazetarëve kosovarë!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të organizatës.

Ashtu siç ishte bërë e ditur, gazetarët kanë nisur të mblidhen të Pallati i Sporteve në Prishtinë.

Pikat e rendit të ditës:

11:00 Regjistrimi;

11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;

11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;

12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;

12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;

12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;

12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;

15:00 Shpallja e rezultateve