Nisin punimet e stadiumit provizor në Shqipëri, do të përformojë Kanye West
Kanë nisur punimet në Kashar për stadiumin provizor që do të mirëpresë super spektaklin e Kanye ëest në Shqipëri.
Pamjet i ka ndarë kryeministri Edi Rama. Stadiumi do të ndërtohet enkas për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye ëest që do të mbahet më 11 korrik. Zona e zgjedhur ka një sipërfaqe prej disa dhjetëra mijë metra katrorë, dhe është në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës.
Çmimet e biletave fillojnë nga 120 euro, ndërkohë për vendet VIP ato arrijnë deri në 339 euro. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, që nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë./Indeksonline/

