75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nisin punimet në fushën e stadiumit “Riza Lushta”, 89-shi falënderon FFK-në

Kanë filluar punimet në fushën e stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë.

lajmin e ka bërë të ditur klubi Trepça ’89 ku ka njoftuar se ka filluar instalimi i ujitjes nëntokësore, transmetton Indeksoonline.

Me këtë rast, “Minatorët” kanë falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 falenderon Federatën e Futbollit e Kosovës për punën të cilën ka filluar ta bëjnë në Stadiumin “Riza Lushta” ku kanë filluar instalimin e ujitjës nëntokësore për fushë gjë e cila do e ndihmon mjaft shumë mirmbajtjën e fushës dhe do të lehtësoj punën e ekonomit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/