75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / H F

Nisin punimet në rrugën “2 Maji”, Idrizi: Mbi 2 milionë investime, do të shmangen vërshimet dhe përmirësohet infrastruktura

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka marrë pjesë në nisjen e punimeve në rrugën në rrugën “2 Maji”, një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore të kësaj zone, raporton Ekonomia Online.

Idrizi tha se ky projekt kap vlerën e mbi 2 milionë e 500 mijë eurove dhe se është një projekt i kompletuar me të gjithë infrastrukturën.

Ai shtoi se projekti do të përmirësojë ndjshem sigurinë dhe cilësinë e jetës për  banoret e zonës, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit.

“Sot filluam realizimin e projektit të rrugës ‘2 Maji’ që është një projekt i kompletuar që përfshinë infrastrukturën rrugore, rregullimin e shtrati të lumit, ujërat atmosferike, ujërat fekale, është komplet projekti me gjatësi diku 2800 metra dhe vlera e projektit e kap shumën 2 milionë e 500 mijë eurove. Është e rëndësishme sepse kjo pjesë është para lagje e qytetit dhe ky lum bëhet i rrëmbyeshëm kur ka të reshura dhe shpesh herë i ka marrë banoret dhe po zgjidhet ky problem”, ka thënë ai.