Nisin punimet në “Rrugën A”, Rama: Do ta shkarkojë dukshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës A.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve, ishte i pranishëm dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se ky projekt madhor infrastrukturor për kryeqytetin, do të lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, duke i dhënë fund kutërbimeve nga kanalizimi i hapur dhe rrezikshmërisë për fëmijët si dhe do të shkarkoj dukshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.
Postimi i plotë i Ramës:
I nisëm punimet në rrugën ‘Jim Xhema’. (Rruga ‘A’)
Ky projekt madhor infrastrukturor për kryeqytetin, do të lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, duke i dhënë fund kutërbimeve nga kanalizimi i hapur dhe rrezikshmërisë për fëmijët. ⚠️
Rruga Jim Xhema do ta shkarkojë dukshëm ngarkesën e trafikut në #kryeqytet.
Punimet po i nisim njëkohësisht nga të dyja skajet e rrugës në projektin monumental 240 ditësh, duke sjellë një standard të ri në infrastrukturën e qytetit, me korsi të veçantë për autobusë, shtigje për biçikleta, qasje në rrugët anësore dhe ndërlidhje me Rrugën B.
Falënderojmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunikimin dhe komunikimin e hapur, dhe falënderojmë qytetarët për durimin.
Prishtina po frymon më lehtë e më mirë! #prishtinapraktike💙