75 Mall Live Search
13:15 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / Z S

Nisin punimet për modernizimin e sistemit të ujitjes “Radoniqi-“Dukagjini”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, morën pjesë sot në përurimin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”.

Projekti ka vlerë 9.15 milionë euro edhe është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore.

Kurti, ka theksuar se ky projekt është dëshmi e rezultat i raportit të shëndoshë me partnerët tanë pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë, në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 51 milionë euro.

Nga ana tjetër shefi për bashkëpunim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Johannes Madsenn Steinbaek, duke folur në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se ky projekt është i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Bashkimin Evropian, sepse i përgjigjet disa prej sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet sektori i bujqësisë në Kosovës./Indeksonline/