75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Nisin punimet për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kanë filluar punimet për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me Ministrinë e Sportit para disa muajsh morën vendimin e renovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline

May be an image of 2 people and text

Pas një kohe të gjatë në pritje, tashmë punimet në këtë stadium kanë filluar.

Kujtojmë që Kosova nuk luan në shtëpi që nga viti i kaluar për shkak të gjendjes së tmerrshme të fushave në vendin tonë.

Dy miqësoret e këtij muaji, “Dardanët” i zhvilluan larg tifozëve të vet, në Armeni dhe Hungari./Indeksonline/