15:36 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / B O

Nisin punimet për ndërtimin e një parku të ri ne zemër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar nisjen e punimeve të një parku të ri në kryeqytet.

Parku i ri ndodhet në rrugën “Sylejman Vokshi” dhe sipas kryetarit do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët.

“I nisëm punimet për ndërtimin e parkut në 📍rr. “Sylejman Vokshi”.
Ky park do të jetë pikë takimi për qytetarët e lagjes dhe jo vetëm. Do të përqafojë të gjitha moshat pa dallim, duke ofruar hapësirë për ecje, hapësirë me ulëse për shoqërim e pushim dhe këndin e lojrave për fëmijë.
Po ashtu do të gjelbërohet me pemë të reja e të bukura që janë të dobishme për pastrimin e ajrit dhe krijimin e hijes.
Një hapësire të pashfrytëzuar, po i shtohet gjelbërimi dhe po ju kthehet qytetarëve në shfrytëzim” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/