Nisin punimet për ndërtimin e rrethit që do ta funksionalizojë daljen nga Prishtina drejt Gjilanit
Një nga nyjet më të ngarkuara të Kryeqytetit po merr zgjidhjen që i ka munguar prej vitesh.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ku ka njoftuar për fillimin e punimve për ndërtimin e rrethit që do ta funksionalizojë daljen nga Prishtina drejt Gjilanit.
Po ashtu i pari i Prishtinës ka bërë të ditur se ky investim do të lidhë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat Qena./Indeksonline/
Pamje:

