75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / k.v

Nisin punimet për rregullimin e rrugës së dëmtuar në Arllat

Kanë nisur punimet për rregullimin e pjesës së rrugës së dëmtuar në magjistralen Arllat-Malishevë, te lagjia “Bytyqi”.

IndeksOnline kishte raportuar disa herë për këtë dëmtim të rrugës e cila paraqit rrezik të madh për shoferët, por edhe dëme të mëdha materiale të automjeteve.

Makineria ka nisur punën këtë javë, duke hapur një rrugë alternative për të mos e bllokuar qarkullimin e automjeteve./IndeksOnline/