75 Mall Live Search
08:05 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / MSH

Nisin sot punimet në këtë rrugë të Prishtinës

Rruga “Abdyl Frashëri” në kryeqytet do t’u nënshtrohet punimeve infrastrukturore.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, që parashikon kohëzgjatje të punimeve për 7 ditë, shkruan IndeksOnline.

“Ju njoftojmë se nga 11 qershor 2025, Drejtoria e Investimeve Kapitale do të fillojë punimet për asfaltimin e rrugës “Abdyl Frashëri”.

Punimet do të zhvillohen gjatë orarit të ditës, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet eventuale gjatë kohës së realizimit të punimeve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka kërkuar nga banorët e rrugës dhe qytetarët frekuentues që të ndjekin udhëzimet për të qarkulluar në këtë segment./IndeksOnline/