Nisin të dalin 100 eurot për studentët të premtuara nga Qeveria Kurti
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, iu ka dërguar mesazh studentëve që kanë përfituar 100 euro nga Qeveria e Kosovës.
“Të dashur studentë, më lejoni të iu uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga ZKM.
Theksojmë se me 7 tetor Qeveria kishte vendosur që të ndante nga 100 euro për studentët./Indeksonline/

