20:45 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nisin të shajnë Trump-in, si u mashtruan Juncker dhe Mogherini nga humoristët rusë

Presidenti i KE- së, Jean Claude Juncke si dhe shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federi Mogherini  kanë rënë në kurthin e dy humor rusë.

Kjo nuk është hera e parë që dy djemtë e njohur rusë mashtrojnë personalitete të njohura duke u shtirur si ata që nuk janë.

Kësaj radhe, në kurthin që i kanë ngritur dy zyrtarëve të lartë të BE-së, ata janë shtirur si Nikol Pashianyan, kryeministri i sapo- zgjedhur i Armenisë.

Telefonat janë bërë në maj, por lajmi është zbuluar vetëm së fundmi dhe as Juncker dhe as Mogherini nuk kanë kuptuar se po flisnin me Lexues dhe Vonan.

Në fokus të telefonatës ka qenë rasti i Iranit, kur presidenti Trump pritet të heqë dorë nga pakti bërthamor, një lëvizje që kreu i KE e quan një gabim.

Junker shprehet gjatë telefonatës:

“Kjo përbën një shqetësim shumë të madh për ne dhe për mua personalisht, sepse mendoj se Trumo ka bërë dje një gabim shumë të madh. Ne si evropianë do të respektojmë paktin me Iranin, nuk duam destabilitet në rajon. Irani është fqinji juaj, keni interesa dhe që gjithë rajoni të jetë i qetë ne jemi duke lëvizur në këtë drejtim”

Nga ana tjetër, Mogherini është shumë e kujdesshme në deklarata e saj dhe nuk lëshon komente negative për Rusinë.

Ajo përgjigjet:

“Ju nuk jetoni në një mjedis të lehtë, por ju mund të mbështeteni tek ne, ne jemi një mik për t’u mbështetur. Është vërtet se ky është një rajon i vështirë dhe ju jeni përballur me lloje të ndryshme të presioneve dhe sfidave, por unë jam e sigurt se ekziston një mënynrë për të lehtësuar tensionet dhe për të gjetur mënyra bashkëpunimi”.