75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Nisin xhirimet e filmit të ri ‘Bond 25’

Kanë nisur xhirimet për pjesën e fundit të ‘Bond 25’

Daniel Craig është kthyer si James Bond, në ditën e parë të xhirimeve në filmin e 25-të të 007 që filluan të hënën në Xhamajka.

Aktori i njohur u pa në sheshin e xhirimeve, katër ditë pasi u publikuan detajet e kompletuara nga filmi më i ri i Bond.

Britaniku , 51 vjeç, dukej i lumtur në ditën e tij të parë në xhirimet e fundit si Bond, ndërsa po xhironte skenat së bashku me Jeffrey Wright, i cili luan mikun e tij të vjetër Felix nga CIA.

Filmi i fundit e paraqet Bondin të jetojë një jetë të qetë në Xhamajka pas largimit të shërbimit aktiv përpara se miku i tij, Felix të kthehet duke i kërkuar ndihmë në një mision për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer.

I veshur me një këmishë të zezë, me xhinse , Danieli dukej në formën më të mirë të mundshme.

Kujtojmë që ylli kosovar, Dua Lipa do të këndoj kolonën zanore të filmit ‘Bond 25’./Indeksonline/