75 Mall Live Search
18:27 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Nisin xhirimet e filmit “Vera Andrron Detin”

Sot në Prishtinë kanë filluar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Vera Andrron Detin” me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha.

Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj të cilën ai e ka mohuar.

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjensia e Filmit e Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

“Vera Andrron Detin” është prodhim i Shtëpisë filmike ISSTRA Creative factory me producent Shkumbin Istrefi.