75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 27 Tetor 2024 / G T

Nisje fantastike e sezonit, Kosova Munchen vazhdon me fitore

FC Kosova Munchen e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion. Në 9 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, klubi shqiptar në Gjermani ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

Të dielën FC Kosova München fitoi kundër MTV München.

Presidenti i klubit, Ilir Sinani është shprehur i lumtur me formën aktuale të klubit.

Ai ka thënë se synimi është të vazhdojnë me këtë ritëm dhe ta përfundojnë sezonin në vendin e parë.