75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

NISMA ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së për mos certifkim për zgjedhjet e 14 shkurtit

NISMA Socialdemokrate ka njoftuar opinionin publik se ka ushtruar ankesë në PZAP ndaj vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifikim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në postimin e NISMA Socialdemokrate thuhet se është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.

“Ne presim që PZAP-i të përmirësojë këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranojë kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nisma Socialdemokrate.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimt të KQZ-së për moscertifikim të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.

NISMA Socialdemokrate me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 14.02.2021 kishte aplikuar dhe përmbushur të gjitha kriteret për certifikim, sipas afateve dhe procedurave të parapara me ligj dhe kjo konstatohet edhe nga vetë trupat profesionale të KQZ-së.

Ne presim që PZAP-i të përmirësojë këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranojë kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ne jemi të bindur se zëri i NISMA-s do të vazhdojë të jetë prezent fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në mbrojtjen e vlerave kombëtare.