75 Mall Live Search
11:56 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nisma dhe AKR e shohin vjeshtën si opsion për zgjedhje

Përveç partive opozitare zgjedhjet e parakohshme po shihen si opsion dhe nga vet partitë në pushtet.

Dy partitë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re që janë pjesë përbërëse e qeverisë Haradinaj, vjeshtën po e shohin si opsion serioz për zgjedhje.

Por për të arritur këtë po kërkojnë marrëveshje politike të të gjitha partive parlamentare.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se pushteti ka filluar të ketë problem funksionimin në parlament, për shkak të krizës së votave.

Për këtë deputeti Berisha, deklaron se do të duhej që në fillim të vjeshtës të ulën gjitha partitë për bërë një analizë të gjendjes në të cilën është Kosova.

Ndërkaq dhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti.

Se do të ketë zgjedhje të reja në tetorin e këtij viti e thotë dhe analisti politik, Rasim Alija.

Por pavarësisht kësaj, ai deklaron se as Nisma dhe as AKR-ja nuk e ka komoditetin që t’i humbin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri.

Ndryshe, tre liderët opozitar, Isa Mustafa nga LDK, Albin Kurti nga VV-ja dhe Shpend Ahmeti nga PSD janë duke vazhduar takimet e tyre për koordinim të rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.