75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 18 Qershor 2021 / A. M.

NISMA ia merr AAK-së themeluesin e Degës nga Kaçaniku

Para zgjedhjeve lokale, partitë kanë nisur t’i prezantojnë transferet e reja.

Partia e Fatmir Limajt, Nisma Social Demokrate ka prezantuar sot aderimin më të ri.

Bëhet fjalë për Berajdin Shehun, themeluesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Kaçanikut.

No description available.

Bera, i cili njihet si politikan i fort i kësaj ane, gëzon respekt të madh në komunën e tij.

Më poshtë, foto e Shehut me Limajn dhe Agim Çakën.

No description available.

Nismës Socialdemokrate sot i është bashkuar ndër themeluesit e degës së AAK-së në Kaçanik, z. Berajdin Shehu, me bashkëpunëtorë.Anëtarët më të rinj të familjes sonë politike, z. Berajdin Shehun dhe bashkëpunëtorët e tij, sot i ka pritur në takim kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, të cilëve u ka uruar mirëseardhje në Nismë dhe u ka shprehur gjithë gatishmërinë për t’i përkrahur në këtë rrugëtim politik që do ta bëjmë bashkë nga sot e tutje.Kryetari Limaj tha se nga sot dega jonë në Kaçanik, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, të i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut.Edhe z. Berajdin Shehu, ftoi të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, ti bashkohen Nismës dhe të mbështesin sa më shumë jetësimin e politikave tona socialdemokrate.Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka duke e vlerësuar lartë aderimin e z. Shehu me bashkëpunëtorë, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë pasi që iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik.