14:11 / E Enjte, 23 Mars 2023 / k.v

Nisma konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 25 marsit

NISMA Socialdemokrate konsideron që marrëveshja Kurti-Vuçiq e arritur në Ohër është e dëmshme dhe si e tillë duhet kundërshtuar!

NISMA Socialdemokrate mbështetë të gjitha format demokratike të kundërshtimit të kësaj marrëveshje, prandaj në funksion të kësaj do të marrë pjesë në protestën e thirrur më 25 Mars të thirrur nga PSD.