NISMA: Krimet gjatë luftës nuk vjetërsohen, askush nuk mund të amnistohet

Nisma Socialdemokrate, përmes Sekretarit të përgjithshëm të saj, Bilall Sherifi ka thënë se krimet e kryera gjatë luftës janë krime që nuk vjetërsohen dhe se për këto krime nuk mund të amnistohet askush.
Sherifi shkruan se ndëshkimi i këtyre krimeve kalon nëpër dyer të gjykatave dhe jo nëpër dyer të sallave ku mbahen tryeza politikanësh, të çfarëdo niveli qofshin ata.
“Ndëshkimi i krimit të gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe ngadhënjimi i drejtësisë janë kushte paraprake që të mund të flitet për pajtim me Serbinë. Prandaj, çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë të viktimave të krimit të gjenocidit”.
Shënimi i plotë i Sherifit:
Ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike!
Krimet e kryera gjatë luftës janë krime që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk vjetërsohen asnjëherë dhe për këto krime nuk mund të amnistohet askush! Ndëshkimi i këtyre krimeve kalon nëpër dyer të gjykatave dhe jo nëpër dyer të sallave ku mbahen tryeza politikanësh, të çfarëdo nivel qofshin ata!
Ndëshkimi i krimit të gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe ngadhënjimi i drejtësisë janë kushte paraprake që të mund të flitet për pajtim me Serbinë. Prandaj, çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë të viktimave të krimit të gjenocidit!