75 Mall Live Search
21:01 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

NISMA mban nesër Kuvendin, Limaj pritet të rizgjidhet kryetar

Subjekti politik, Nisma Socialdemokrate nesër do të mbaj Kuvendin Zgjedhor.

Në këtë kuvend do të zgjidhet kryetari i ri i partisë dhe Këshilli Kombëtar, transmeton Indeksonline.

Kryetari i tanishëm, Fatmir Limaj pritet që nesër të rizgjidhet përsëri lider i Nismës.

Kuvendi mbahet në Prishtinë, ora 13:00 tek “Hotel Emerald”./Indeksonline/