75 Mall Live Search
20:13 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

NISMA mban tubime madhështore në Skenderaj e Mitrovicë – Endrit Shala: Bashkimi për shtet po bëhet

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka mbajtur tubime të ndara në qytetin e Skenderajt dhe Mitrovicës.

Në Skenderaj, nga ku e ka prejardhjen Shala, ai u shpreh se çdo ditë e më shumë po tregohet që s’ka bastione në Kosovë, duke thënë se skenderajasit treguan se Nisma është në rrugën e drejtë dhe bashkimi për shtet po bëhet.

Shala shtoi se ndjehet i lumtur që të rinjëtë dhe të rejat që i ka takuar në Skenderaj, po besojnë në nismën e tyre, në Nismën Socialdemokrate.

Menjëherë pas Skenderajt, Nisma Socialdemokrate, mbajti tubim edhe në qytetin e Mitrovicës.

Aty Shala tha se Mitrovica i dha shumë Kosovës, por mori shumë pak.

Endrit Shala, i cili garon me numër 8 në listën e koalicionit NISMA/AKR/PD, u shpreh se “Mitrovica i tha po bashkimit, dhe ne u përulëm para dinjitetit të këtyre qytetarëve”.