09:54 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / B O

Nisma merr mbështetje të madhe nga strukturat në Malishevë, tre ditë para zgjedhjeve

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka zhvilluar një takim me struktura të Nismës në nëndegën e Malishevës.

“E jashtëzakonshme përkrahja që Malisheva sonte i dha rrugëtimit tonë drejt fitores se madhe pa balotazh”, ka shkruar Kastrati.

Në këtë takim mori pjesë edhe lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, i cili tha se askush nuk mund ta ndalë fitorën e madhe të Nismës më 17 tetor në Malishevë.

Postimi i plotë i Kastratit:
E jashtëzakonshme përkrahja që Malisheva sonte i dha rrugëtimit tonë drejt fitores se madhe pa balotazh.

Emocion, entuziazëm e vullnet të madh pamë në sytë e secilit nga përkrahësit që sonte i takuam në tubimin që zhvilluam në Malishevë.

Me emër të Zotit, pas fitores sonë më 17 tetor, bashkë me ta do të fillojmë punën e madhe për ta bërë Malishevën Urbane.