21:35 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

NISMA në Gjilan i themelon edhe dy nëndegë të reja në Zabel dhe Kamnik

NISMA Socialdemokrate në Gjilan në vazhdën e themelimit të nëndegëve sonte, ka themeluar edhe dy nëndegë të reja njëra në lagjen “Zabel” dhe një në Kamnik. 

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj partie në rrjetin social, Faceboook.

Aty është thënë se programi i NISMA Socialdemokrate është më i përafërti me qytetarët prandaj sipas tyre qytetarët, çdo ditë e më shumë nuk po hezitojnë dhe po i bashkohen radhëve të kësaj partie.

Kryetar i nëndegës së Zabelit është zgjedhur, Ardiana Biçkaj, kurse kryetar i nëndegës në Kamnik është zgjedhur Burhan Arifi.  Gjithashtu janë zgjedhur edhe kryesitë e këtyre dy nëndegëve në përbërje të të cilave janë nga nëntë anëtarë.

Në këto dy takime ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili është edhe kryetar i  degës së NISMA në Gjilan.

Hasani me këtë rast para të pranishmëve ka folur për punën që po bën Qeveria e Kosovës, e konkretisht ministritë të cilat udhëhiqen nga NISMA Socialdemokrate.

Hasani u ka thënë atyre se dega e NISMA në Gjilan, çdo ditë po rritet dhe konsolidohet. Ai u ka thënë qytetarëve të cilët sonte i janë bashkuar radhëve të NISMA në Gjilan se në këtë subjekt janë të gjithë të barabartë dhe do të dëgjohen mendimet e secilit. Hasani u ka uruar mirëseardhje të sapo aderuarve.

Në njoftim është paralajmëruar edhe themelimi i disa nëndegëve të reja.

“Shtrirjen edhe në nëndegë të tjera do ta vazhdojmë edhe në ditët dhe javët e ardhshme.”, është thënë në njoftim.

Temat: