10:10 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

NISMA në Prizren: Do të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme, e cila do të bëjë ndryshime të mëdha

Subjekti garues për zgjedhjet e parakohshme 2019, Nisma Socialdemokrate gjatë tubimit të mbajtur në Prizren ka premtuar se me ardhjen në pushtet të kësaj partie, do të bëhen ndryshime të mëdha në të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Kandidatët për deputet nga rradhët e NISMA-së  pritën në Prizren nga banorët e lagjeve: “Vëllezërit Stavileci”, “Çamëria” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë dhe zgjedhjen më e mirë për qytetarët e Kosovës po e ofrojmë ne me kandidatë tonë për deputetë.

Postimi i plotë:

Me një tubim madhështorë, kandidatët për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Prizren u pritën nga banorët e lagjeve, Vëllezërit Stavileci, Çamëria dhe Lidhja e Prizrenit.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë, dhe zgjedhjen më e mirë për qytetarët e Kosovës po e ofrojmë ne me kandidatë tonë për deputet.

Programi i Nisma Socialdemokrate çdo ditë e më shumë po përqafohet nga qytetarët e Kosovës, dhe kjo natyrisht është dëshmia më e mirë se NISMA Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme e cila do të bëjë ndryshime të mëdha në të mirë të qytetarëve të Kosovës, përfundoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidati për deputet, Afrim Tejeci, tha se rruga në të cilën jemi nisur ne, do të përfundojë me një fitore të madhe dhe me një kryeministër të guximshëm, siç ëshë Fatmir Limaj.

Ne jemi bërë Bashkë për Shteti, me një qëllim për vendin tonë, ndërtimin e shtetit dhe përmirësimin jetës së shoqërisë tonë.

Andaj ju ftoj që të vazhdoni me të njejtën energji të kontribuoni në fitoren tonë të madhe, tha mes tjerash kandidati për deputet, Afrim Tejeci.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Hasan Ahmetaj dhe Adem Qemali, kërkuan nga të pranishmit që kështu të vazhdojnë deri më 6 tetor sepse Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ndryshimin në vend mund ta bëjnë vetëm ata të cilët sikur ju që besojnë në fitore.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

/Indeksonline/