75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 06 Maj 2021 / A. M.

NISMA: Opinioni publik e njeh shumë mirë qëndrimin kundër UÇK-së që ka shprehur vazhdimisht Donika Gërvalla Shwarz

Qëndrimet personale të çdo individi hyjnë në kuadër të të drejtave të njeriut për të shprehur lirshëm mendimin e vet.

Mirëpo, kur një person që vazhdimisht ka vjellë vrerë kundër luftës çlirimtare dhe bartësve të kësaj lufte merr funksion shtetëror për të përfaqësuar Kosovën në marrëdhënie me jashtë, gjërat ndryshojnë!

Ky person paraprakisht do të duhej të merrte angazhimin publik që qëndrimet e veta t’i mbyllte në sirtarin e vet privat.

Fatkeqësisht ndodhi e kundërta: Qëndrimet e saja personale i ka shndërruar në politika qeveritare. Prandaj kërkojmë shkarkimin e saj nga funksioni i ministres së Punëve të Jashtme.

Nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvalla Shwarz nga funksioni i ministres së Jashtme të Kosovës, atëherë bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie!