NISMA pёr KOSOVËN si promotore e Socialdemokracisё
Shkruan: Besnik F. Hoti
Nё kushtet e njё konstelacioni politik dinamik dhe njёkohёsisht tё ndёrvarur nga faktor tradicional pёr demokracinё nё Kosovё, shtrohet nevoja e pasjes sё njё qasje mё racionale dhe afirmuese nё pёrputhje me nevojat e shtruara.
E shkuara na shёrben pёr tё ndёrtuar tё tashmen dhe e tashmja krijon terrenin e njё standardi tё qёndrueshёm dhe demokratik pёr tё cilin ka nevojё Kosova nё tё ardhmen.
Pёr kohёn ku jetojmё liberalizmi, krijon njё mjedis konkurrence, ku secili vend shpalos potencialet e veta demokratike dhe po secili synon tё pёrfitoj nga rrjedhojat e tij.
Ajo pёr tё cilёn ka nevojё mё sё shumti Kosova, ёshtё krijimi i njё modeli tё qёndrueshёm socialdemokrat, krijimin e njё modeli liberal ku qyetari nuk pёrdoret pёr interesa tё ngushta politike dhe partia konsiderohet njё vjelse e pamёshirshme e tё drejtёs kushtetuese tё tij, tё drejtёn e votёs.
E ngritur nё themelet e liberalizmit dhe duke trazhguar frymen e soicalizmit, socialdemokracia ёshtё njё pishtar i ndezur nё tunelin e errёt tё demokracisё nё Kosovё.
Socialdemokraci do tё thotё, njё qeveri e pёrgjegjshme dhe e ndёrgjegjshme pёr misonin e saj. Njё qeveri plurale dhe sociale. Njё qeveri e ngritur mbi komponentёt e dialogut dhe komunikimit demokratik. Njё qeveri shpёrndarёse dhe pёrkrahёse e nevojave sociale.
Si njё pёrjashtim rasti nё dekorin politik nё vend Partia Nisma pёr Kosovёn, konsiderohet promotore dhe udhёrrёfyese e rrugёs socialdemokrate nёpёr tё cilёn duhet tё ec vendi.
Njё parti qё mishёron mё sё miri eksperiencёn politike me kulturёn demokratike pa diskutim ёshtё socialdemokrate. Kur konsensualiteti ёshtё vlerё e parё dhe demokracia frymёzim pёr ecjen pёrpara sinkron me interesat e vendit, ne padiskutim ndihemi socialdemokrat.
Socialdemokrat bёhesh, kjo gjё ndodhi me Gjermaninё, Austrinё, Britaninё, Suedinё etj ku padyshim kёto modele politike integruese dhe zhvilluese kanё arritur tё çojnё pёrpara fatet shtetёrore duke u konsideruar temupuj tё demokracisё Perёndimore.
Nisma pёr Kosovёn e konsideron socialdemokracinё, instrumentin kryesor pёr mbajtjen gjallё dhe ushqimin e mёtejshёm tё demokracisё. Si shtet dolёm nga rrёnojat e luftёs, por sot kemi fatin ti tregojmё botёs se; aty ku lufta shkatrroj, socialdemokracia mund tё ndёrtoj.
Ne kemi njё rini intelektuale e cila ka nevojё por orientimin nё rrugёn e duhur tё zhvillimit dhe integrimit. Njё rini e cila ka nevojё pёr tu pastruar nga pluhuri harresёs, duke i ofruar njё alternativё tё re politike dhe demokratike. Ne jemi nismёtar tё njё socialdemokracie dhe misionar tё njё demokracie tё qёndrueshme qё synojmё tё ndёrtojmё pёr tё ardhmen tonё Europane.