75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 13 Maj 2025 / L K

NISMA pa ftesë nga presidentja, Endrit Shala thotë se për qëndrimet politike të partisë flet kryetari

Endrit Shala, sekretar për marrëdhënie me publikun te NISMA ka konfirmuar se partia e tij ende nuk ka ftesë nga presidentja për konsultime.

Shala ka thënë se për qëndrimet politike të partisë së tyre, flet vetëm NISMA përmes organeve të saj, udhëhequr nga kryetari.

“Jo, deri tani NISMA Socialdemokrate nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konsultimet e paralajmëruara nga presidentja.
Unë dua të nënvizoj se për qëndrimet politike dhe institucionale të NISMA-s flet vetë NISMA, përmes kryetarit të saj apo përfaqësuesve zyrtar të saj.
Si subjekt parlamentar, ne presim që çdo komunikim institucional të zhvillohet me respekt ndaj përfaqësimit të secilit subjekt në kuvend”, ka thënë Endrit Shala për Indeksonline.