14:48 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nisma për Kosovën themelon degën në Deçan

Nisma për Kosovën ka njoftuar se sot me 27 nëntor 2017, ka themeluar degën në Deçan.

Kryetar i degës së Nisma për Kosovën atje është emëruar, Shkodran Imeraj.Me këtë rast janë caktuar edhe drejtuesit për themelimin e nëndegëve dhe strukturave të tjera në këtë përbërje:

–           Bujar Osdautaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Isniq.

–           Selim Lokaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Deçan.

–          Blerina Baqaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Drenoc.

–           Rinor Kadrijaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Rastovicë.

–           Granit Shabanaj, përgjegjës për themelimin e Rinisë së Nisma për Kosovën, dhe

–           Adelina Kadrijaj, përgjegjëse për themelimin e Gruas së Nisma për Kosovën.

 

“Po ashtu ekipi ne përbërje të : Shkodran Imeraj, Selim Lokaj, Granit Shabanaj, Bujar Osdautaj, Rinor Kadrijaj, Blerina Baqaj dhe Adelina Kadrijaj, do të bëjnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të I-rë Zgjedhor të Nisma për Kosovën dega në Deçan, nga ku do të dalin edhe struktura e reja drejtuese të degës”, thuhet në njoftim.