75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / A. M.

NISMA: Sferka e Klinës i jep mbështetje kauzës së Limajt për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka takuar mbështetësit e tij në fshatin Sferkë të Klinës, me të cilët ka bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kauzës e tij kombëtare për Çlirimtarët.

“Sferka e Klinës, vendi që çdo herë ka dëshmuar se është i gatshëm për t’ju përgjigjur rrethanave historike, veçmas në periudhën më të vështirë për lirinë e Kosovës, mbrëmë i bëri pritje bujare kryetarit Limaj dhe i dha mbështetje masive kauzës sonë për Çlirimtarët”, ka shkruar në faqe e saj zyrtare Nisma Socialdemokrate.

Me mbështetjen e banorëve të kësaj zone, që shquhen për mirënjohje dhe besnikëri, zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet e Republikës sonë:, ka thënë Limaj gjatë këtij takimi.

Limaj në fund të këtij takimi ka falënderuar fshatin Sferkë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që u kanë ofruar.

#MeÇlirimtarët