10:31 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nisma shtrihet edhe në Randobravë, themelon nëndegën e saj

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka qëndruar në fshatin Qëndresë – Randobravë, ku u themelua edhe nëndega në këtë fshat.

Berisha ka theksuar se edhe Anadrinia i ka thënë PO- programit socialdemokrat të NISMA-as.

“Kryetari Berisha, duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë banorët e fshatit Qëndresë – Randobravë, tha se ne jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe ne po futemi në këtë garë më të fortë se kurrë më parë, e gjithë kjo falë mobilizimit të jashtëzakonshëm të strukturave të NISMA’s në Prizren dhe Kosovë. Andaj rreshtimi i qytetarëve të shumtë, përkrahë programit socialdemokrat të NISMA’s është garancë se NISMA Socialdemokrate do të jet faktorë determinues dhe përcaktuese e qeverisë së ardhshme”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/