75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Nisma Socialdemokrate cakton shefin e Grupit parlamentar

Nisma Socialdemokrate ka caktuar si shef të Grupit parlamentar, deputetin Haxhi Shala. Ai sot ishte i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si kryetar i Grupit parlamentar të Nismë Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhjeje u caktua seanca plenare e datës 03.02. 2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Shala./IndeksOnline/