75 Mall Live Search
18:13 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Z S

NISMA Socialdemokrate do jetë në gjithë Kosovën në garë për zgjedhjet lokale!

NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.

Po ashtu u bë e ditur se gjatë një takimi me Kryesinë e partisë, u diskutua përgatitja dhe angazhimi i saj për zgjedhjet, me theks në ofrimin e kandidatëve me integritet, përvojë dhe vizion për ndryshim.

NISMA paralajmëroi një program të besueshëm me zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve./Indeksonline/