Nisma sot përmbyllë fushatën në Prizren

Nisma Socialdemokrate, sot mban tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sikur në zgjedhjet e kaluara edhe këtë herë përmbyllja bëhet në Prizren.
Sipas njoftimit të Nismas Socialdemokrate tubimi mbahet në sallën e sportit të shkollës “Fadil Hisari”, në Prizren.
Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 121 dhe me sloganin “Me çlirimtarët”./IndeksOnline/