75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

NISMA thërret konferencë të jashtëzakonshme, a e kaloi pragun?

Partia e Fatmir Limajt, Nisma Social Demokrate ka thirrur një konferencë pasditen e sotme për gazetarë.

“Ju njoftojmë se NISMA Socialdemokrate sot mbanë konferencë për medie. Konferenca mbahet në ora 15:00 në Selinë Qendrore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ndryshe, në bazë të numërimit të votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta koalicioni  NISMA-AKR-PD ka arritur të marrë gjithsej 1401 vota.

Ndërsa, Bilall Sherifi, ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës, ka thënë se ata e kanë  kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

“Në bazë të rezultateve të numëruara nga votat me kusht, koalicioni i Nismës ka gjithsej 5.017 për qind të votave. Vetëm votat me kusht i kemi 1401, ose 5.5% të votave me kusht”, tha Sherifi. /Indeksonline/