75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Nisma thërret konferencë të jashtëzakonshme, e ‘hidhëruar’ me presidentin Thaçi!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje kërkoi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të emëroj menjëherë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mjaftoi kjo kërkese e SHBA-ve që presidenti Thaçi të veprojë menjëherë, duke njoftuar se të enjten do të bëj emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, komision ky pa mandat tash e një vit, shkruan Indeksonline.

Problematike mbetet çështja e përfaqësuesve të partive politike, ndonëse plani i presidentit ishte që të emëroj nga një anëtar të secilës parti.

Kësisoj, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja do të jenë liderë në organin zgjedhor. Ndërsa, PDK dhe AAK do ta kenë nga një anëtar. Pra, NISMA dhe PSD-ja sipas gjitha gjasave do të mbesin dy partitë që s’do të kenë asnjë përfaqësues.

Për këtë arsye, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Nisma Socialdemokrate sot në mesditë (ora 12:00) do të mbaj një konferencë për media, në të cilën do të tregoj qëndrimin e saj për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së. /Indeksonline/