75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

NISMA thërret mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet e fundit në vend

Kryesia e Nismës Socialdemokrate do të mblidhet sot nga ora 17:00 për të diskutuar për ftesat nga Gjykata Speciale që janë bërë ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi, kryeministrit, Ramush Haradinaj si dhe figurave tjera të UÇK-së.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Leotrim Berisha, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj.

“Sot do të mbajmë një mbledhje nga ora 17:00 ku do të flasim për zhvillimet e fundit në vend”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, të premten (19 korrik), kryeministri Ramush Haradinaj përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i të parit të ekzekutivit – kjo pasi që është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Haradinaj ka kërkuar që vendi të shkojë menjëherë në zgjedhje dhe zgjedhjen e qeverisjes së re ta ketë në duar siç tha ai sovrani./Indeksonline/