12:00 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / k.v

Nismës i bashkohet biznesmeni nga Deçani

Nisma-s Socialdemokrate sot i është bashkuar biznesmeni nga Isniqi i Deçanit që punon në Zvicër. Lajmin e ka dhënë Nisma nëpërmjet një njoftimi për median.

“Familjes sonë socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, z. Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftim.

Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje.

“Bashkë me Mulajn, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Rikujtojmë se dje është vendosur përfundimisht se Nisma Socialdemokrate do të garojë e vetme në zgjedhje.