75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Nismës në Malishevë i bashkohet një anëtar i PDK-së

Partisë së Fatmir Limajt, sot i është bashkuar edhe një anëtar i devotshëm i PDK-së në Malishevë. Bëhet fjalë për profesorin e njohur në Qendrën e Kompetencës, Zenel Berisha.

I sapoaderuari në Nismë, Zenel Berisha, ka thënë se ndihet i lumtur që sot është bërë pjesë e partisë Nisma dhe se është tejet i motivuar që do të jetë krah njeriut të vetëm në skenën politike që sot po mbron vlerat tona kombëtare, Fatmir Limaj.