Nismës në Prishtinë i bashkohen dhjetëra të rinj
Nisma Socialdemokrate dega në Prishtinë ka njoftuar për aderime të reja. Degës së Nismës në Prishtinë, të enjten në mbrëmje iu kanë bashkuar dhjetëra të rinjë, kryesisht studentë.
Mirëseardhje atyre iu ka uruar anëtari i Kryesisë, Demir Limaj i cili falënderoi të rinjtë që kanë përqafuar programin e Nismës Socialdemokrate. Ai i siguroi të rinjtë se do ta kenë gjithë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme.

“Aktivizimi i rinisë është i mirëseardhur. Nuk ka asgjë më të vlefshme se sa të kontribuosh për vendin. Ndryshimet për të mirë vinë vetëm më angazhim publik. Nuk mjafton vetëm të konstatohet se është keq, por kërkohet angazhim për ta përmirësuar. Ne çmojmë shumë vendimin tuaj për të qenë pjesë e Nismës”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Ndryshe, dega e Nismës në Prishtinë kohëve të fundit në vazhdimësi ka njoftuar për aderime të reja dhe themelim të nëndegëve, prej se këtë degë po e drejton ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.